Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Penuhë të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, raporton Express.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Penuhë të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilet janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.