1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Të 10 viktimat janë nga Kosova, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

Rekomandime

Dhjetë persona kanë ndërruar jetë dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Sinjali mëson se të gjithë të vdekurit janë nga Kosova dhe ishin pasagjerë në këtë autobus.

Po ashtu, burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dhjetë nga të Iënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.

- Advertisement -

Të Iënduarit janë dërguar në Spitalin e Slovenski Brod, në të cilin nuk ka kushte për trajtimin e Iëndimeve të rënda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit