Një person ka mbetur i lënduar pas therjes me thikë sot në orët e pasdites, në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Për rastin Policia ka arritur të arrestojë tre persona, kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje ku shihet momenti i arrestimit të dy personave.
Nga pamjet vërehet një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policor derisa e kryejnë aksionin.
Më poshtë gjeni pamjet: