5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Aksionet e lodhëta nga PSD-ja, i ngjyrosin muret e Zyrës së BE-së

Rekomandime

Partia Social Demokrate, e cila ka 0 deputet në Kuvendin e Kosovës, ka vazhduar me ngjyrosje të mureve nëpër institucione.

- Advertisement -

Kjo parti ka ngjyrosur sot Zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Sipas tyre, BE-ja po i ndan njerëzit.

Reagimi i plotë:

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po na dërgon porosi nga Beogradi. Asociacioni duhet bërë, madje për këtë punë duhet ndryshuar kushtetuta e vendit.

- Advertisement -

Emisari Lajçak nuk e ka në plan përmirësimin e as zgjidhjen e problemit midis dy popujve. Ai e kërkon me ngulm formimin e Asociacionit, por kur vjen puna tek njohja reciproke qëndron neutral.

Pra, ndarja mbi baza etnike brenda, dhe ngrirje të raporteve me Serbinë. Kjo nuk është mënyra për zgjidhjen e problemit. Kështu përjetësohet problemi.

- Advertisement -

Në vend se Bashkimi Evropian të angazhohej për barazi dhe paqe në mes njerëzve, ajo po i ndan ata.

#psd

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit