Pas aksioneve të shumta të cilat u realizuan në disa qytete së fundi nga Policia e Kosovës, sonte një aksion i gjerë po zhvillohet në rajonin e Prishtinës.
Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës ka realizuar një aksion në dalje të Prishtinës.
Siç mëson lajmi.net nga ky aksion janë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë , si dhe janë konfiskuar disa vetura.
Të njëjtit në kohën e arrestimit ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh e cila gjendet në këtë anë të kryeqytetit.
Ndërsa lidhur me rastin nga Policia e Kosovës vetëm kanë konfirmuar aksionin, derisa nuk kanë dashur të japin detaje shtesë lidhur me këtë.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”.