9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Aktakuzë edhe ndaj një personi për krime lufte: Trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik ndaj një ҫifti bashkëshortësh

Rekomandime

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi me inicialet S.B. për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të pandehurit S.B., është ngrit aktakuza për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’ e ndëshkueshme sipas nenit 142 të Ligjit penale të ish-RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Sipas kësaj komunikate thuhet se ky person ka marr peng një ҫift bashkëshortësh të moshës 60 vjeҫare, dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik.

“I pandehuri S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999, kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës”, thuhet në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit