1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Aktivistët serbë hedhin vezë muralit të krimineIit të luftës Ratko Mladic mes Beogradi, arrestohen

Rekomandime

Persona në civilë që nuk janë prezantuar si oficerë të policisë kanë arrestuar dy aktiviste të të drejtave të njeriut në Beograd pasi hodhën vezë në muralin e Ratko Mladic. Policia serbe gjithë ditën ka qëndruar rojë në atë udhëkryq për të parandaluar ‘përdhosjen’ e muralit.

Aida Rorovic dhe Jelena Joksimovic të dy aktiviste të të drejtave të njeriut janë arrestuar të martën në Beograd se guxuan të përdhosin muralin e një krimineIi të Iuftës si Ratko Mladic.

- Advertisement -

Ndaj tyre sipas dëshmitarëve është përdorë dhunë jo proporcionale gjatë arrestimit nga persona që nuk ishin identifikuar si zyrtarë rendit raporton gazeta serbe Danas që ka zyrën shumë afër këtij murali.

Gjatë gjithë ditës policia serbe ka ndaluar dhe identifikuar kalimtarë në rrugë duke ju fotografuar edhe kartat e identifikimit që nuk është një praktikë e njohur. Mes tyre ishin edhe gazetarët e Danas që e kanë raportuar këtë incldent.

Ky mural i ish komandantit të përgjithshëm të ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mladic, u shfaq një ditë në qendër të Beogradit në korrik të këtij viti.

- Advertisement -

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe disa organizata të tjera jo qeveritare kishin planifikuar që sot të mbulojnë atë mural, por ministria e brendshme kishte ndaluar këtë mbledhje për shkak të mundësisë së dhunës.

Për këtë çështje u deklarua siç pritej edhe ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, që s’kishte si mos reagonte ndryshe me qëndrimet e tij të njohura për ‘botën serbe’ kur tha se “ngjyrosja e fasadës është hipokrite, e ulët dhe dashakeqe”.

- Advertisement -

Pas kësaj këto organizata hoqën dorë nga mbulimi i këtij muralit të Ratko Mladic pasi tani është shndërruar në ‘përgjegjësi shtetërore’.

Ky mural paraqet “fytyrën e vërtetë të politikës shtetërore”, përkatësisht që në Serbi nuk ka sundim të ligjit, demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe integrimeve europiane.

Ratko Mladic është dënuar për KRlME Iufte në gjykatën e Hagës gjatë Iuftës në Bosnje e Hercegovinë. Mladic ishte i njohur se kishte urdhëruar masakrën e mijëra burrave boshnjakë civilë në Srebrenicë gjatë Iuftës në Bosnje e Hercegovinë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Ai sot vuan dënimin me burgim dhe i është refuzuar apeli në vendimin e dënimit të tij./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit