Një veprim interesant ndodhi sot në shtëpinë e Jasharjave.
Para se të flisnin para mediave, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, një aktor mbajti një fjalim emocionues në maje të shtëpisë.
Bëhet fjalë për regjisorin nga Podujeva, Sokol Plakolli, i cili njihet si kundërshtues i madh i regjimit serb, shkruan Indeksonline.
Ai tha disa fjalë për heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë. “Kanë harru se kjo tokë nuk dëshiron robëri…”, thotë ai.
Ndryshe, Plakolli ishte i pranishëm mbrëmë në Sallën e Kuqe, me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”.
Shikoni më poshtë videon: