2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Akuzat e rënda që kishte bërë Albin Kurti ndaj Baton Haxhiut: Ja njeriu i kujt është

Rekomandime

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte shënjestruar dhe hedhur akuza ndaj gazetarit Baton Haxhiu por edhe ndaj ministrit Gent Cakaj, të cilit Rama i delegoi ministrinë e Jashtme.

Sipas Kurtit, Batoni ka lidhje me eksponentë të caktuar të Shërbimit Shtetëror të Serbisë por nga ana tjetër ka edhe ndikim të madh në Tiranë. Ai e quajti Batonin si ndërmjetësuesin e Beogradit në Tiranë.

- Advertisement -

Albin Kurti: Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç.

Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister.

Ky person kaq i urryer në Kosvë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar.

- Advertisement -

Albin Kurti: Ne e kemi shpjeguar me një komunikatë qëndrimin mbi një ish-anëtarin e partisë sonë.

Ai nuk është ministër as i Kosovës ai i Shqipërisë, as ministër i Edi Ramës.

- Advertisement -

Ai është ministër i Baton Haxhiut. Problem nuk është Gent Cakaj, por Baton Haxhiu, për qeverisjen problem është Ivica Stanishiç pjesë e shërbimeve sekrete të Beogradit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit