-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Akuzat e rënda të Rexhep Qosjes ndaj LDK’së: Çuan njerëz për t’a demobilizuar popullin e UÇK’në

Rekomandime

Shkrimtari Rexhep Qosja i cili ka qenë aktiv në politikën e Kosovës gjatë viteve 90’të duke marrë pjesë edhe në procesin e bisedimeve në Rambouillet ishte njëri nga kritikët më të ashpër të Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilën nuk ka hezituar ta akuzojë se gjatë viteve 90’të ka ndikuar në “serbizimin” e Kosovës.

- Advertisement -

Në një intervistë të vitit 2003, Qosja kishte akuzuar rëndë LDK’në se e kishte dërguar njerëz në terren për ta demobilizuar UÇK ‘në. Rasti për të cilin ka folur Qosja është duke u trajtuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pas përfundimit të luftës, Qosja ishte pjesë e strukturave politike të ndërtuara nga administrata ndërkombëtare bashkë me Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin , kishte marrë pjesë me subjektin e tij në zgjedhjet e para të organizuara në Kosovës, por nuk kishte marrë vota të mjaftueshme për të vazhduar aktivitetet në jetën politike. Por edhe pse i “pensionuar” Qosja nuk i kishte ndalur akuzat.

Në vitin 2003 ai kishte dhënë një intervistë të ashpër duke akuzuar LDK’së e ka ndikuar në serbizimin e Kosovës me politikat e saj ndërkohë që Rugovën e ka akuzuar se ka kërkuar ndaljen e bombardimeve.

- Advertisement -

Duke akuzuar LDK dhe Rugova kanë qenë kundër luftës dhe UÇK’së Qosja ka thënë se LDK ka dërguar grupe në “terren” për të kërkuar demobilizimin e popullit në luftën ndaj Serbisë.

“E kam kundërshtuar këtë politikë të LDK’së edhe me rastin e fillimit të luftës. LDK dhe partitë satelitore të saj janë vënë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për më keq ata kanë dërguar grupe për çmobilizimin e popullit në terren dhe vetë kryetari i LDK’së ka prodhuar një varg nocionesh me të cilat cenohej si të them autoriteti, idnetiteti dhe qëllimi i UCK’së” kishte thënë Qosja në intervistën e tij me gazetarin Blendi Fevziu.

- Advertisement -

Qosja ka qenë i afërt me partitë e dala nga krahu i luftës ndërsa viteve të fundit e mbështet VV’në e Albin Kurtit.

Deklarata e Qosjes lidhet me një episod problematik të vitit 1998 kur një delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Kosovës në krye me Gjergj Dedajn në cilësinë e nënkryetarit bashkë me përfaqësues nga LDK dhe parti tjera, kishte shkuar në zonat e luftës më saktësisht në fshatin Qirez të Skënderajt. Atje ata ishin ndaluar nga pjesëtarë të UÇK’së duke u mbajtur për 48 orë. Dedaj, rreth kësaj ngjarjeje është intervistuar nga Haga, por në një intervistë vitin e kaluar në Pressing të T7 ka thënë se asokohe dikush kishte thënë se ky delegacioni kishte shkuar për t’i kërkuar UÇK’së që t’i dorëzonin armët.

“Është e pavërtetë. Ne s’kishim shku as kundër UÇK’së as pro UÇK’së” ka thënë Dedaj duke e demantuar kështu edhe deklaratën e Qosjes të vitit 2003 se LDK kishte dërguar grupe për çmobilizimin e popullit në terren.

“Këtij delegacioni t’ia japë nje mirënjohje publike sepse mund te them se ky eshte nje delegacion heroik sepse ne kemi kalu punkte te paramilitareve serbe, te policisë serbe, jemi kercenu me vdekje…”kishte theksuar Dedaj tutje në Pressing.

Dedaj ka bërë me dije se kjo çështje tashmë është temë në Tribunali Special në Hagë. Ai po ashtu muajin e kaluar ka bërë me dije se është kontaktuar nga Prokuroria e Hagës e cila tashmë e ka njoftuar se ka caktuar një prokuror “pa specifikuar se per çfarë rasti behet fjale” ka shkruar Dedaj.

“Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se…” ka thënë Dedaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit