7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Konjufca: Është politike! Nuk hetohen veprimet individuale, tentohet të njolloset lufta për liri

Rekomandime

Për ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, aktakuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, është politike.

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ai tha se në atë aktakuzë, ka një tentativë për ta konsideruar të gjithë UÇK-në një ndërmarrje kriminale dhe se nuk heton krime individuale.

“Është një aktakuzë politike. Duke filluar që në faktin se në atë aktakuzë që thuhet se brenda UÇK-së ka pasur ndërmarrje kriminale. Aktakuza është një dënim kolektiv. Nuk ëshë e ndërtuar sipas një gjuhe të ftohtë juridike që është neutrale ndaj zhvillimeve politike. E sulmon luftën tonë për liri. Nuk lihet thjesht në horizontin e veprimeve individuale duke hetuar aspektet individuale të secilit prej të akuzuarve.

Nëse lexohet mund të vërehet një horizont politik mbi emërtimin e UÇK-së. Nuk thuhet se kishte veprimtari kriminale nga individët por thuajse e emëron UÇK-në si një ndërmarrje të madhe kriminale. Kjo do të ketë dhe ndikim në luftën tonë për liri. Të gjithë e kanë thënë, edhe zyrtarë më të lartë të UÇK-së kur është intervistuar në të kaluarën se duhet të dallohet eksluzivisht ajo që është përgjegjësi individuale dhe veprimtaritë në grup” – tha Konjufca.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit