1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Alarmante: 8 persona humbin betejën nga koronavirusi sot në Kosovë

Rekomandime

8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, derisa janë konfirmuar 249 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe 1.129 të shëruar në 24 orët e fundit.

- Advertisement -

Dje janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5.073

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

19 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.073

- Advertisement -

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit