Gjatë 24 të kaluara, në Kroaci janë regjistruar 748 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore në vendin ballkanik u shënua javën e kaluar dhe ishte shifër dukshëm më e ulët – 542.
Prej fillimit të pandemisë, Kroacia deri më tani i ka regjistruar gjithsej 21.741 raste të infektimeve dhe 334 viktima, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Tash për tash janë 3.210 raste aktive ose rreth 1.000 më shumë se javën e kaluar. Nga kjo javë, autoritetet i ashpërsuan masat për luftën kundër pandemisë.