Regjistrohen 15 viktima nga koronavirusi brenda 24 ore në Kosovë, shkruan kosovaime.tv
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.. “, thuhet në njoftimin e tyre./kosova ime