6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Alarmi i frikshëm: Kosova po rrezikon të zbrazet, ja çfarë duhet të bëjë Qeveria e re

Rekomandime

“Kosova do të mbetet pa intelektual, pa rini, pa mjek, pa infermierë. Madje edhe pa punëtor fizik. Qeveria e re duhet të ndërhyj për ta parandaluar pak a shumë këtë eksod. Formimi i fondeve për investime do të bënte që një pjesë e qytetarëve të rrinin në Kosovë. Shpëtimi është tek investimi i bizneseve start-up. Nëse zvarritet formimi i këtyre fondeve, Kosova do të ngelet një shtet fantazmë. Është emergjente dhe duhet ta alarmoj shtetin”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Raportet zyrtare të statistikave dhe ekspertët, demografët, ka kohë që po alarmojnë për fenomenin në rritje të trendit të zbrazjes së shtetit të Kosovës nga popullata.

- Advertisement -

Analistët e politikës vlerësojnë se falë dështimit të 20 viteve të kaluara në qeverisjen e vendit, për të ofruar politika zhvillimore dhe perspektivë për qytetarët, Kosova si shtet i ri është përballur dhe po vazhdon të përballet me shkallën e lartë të emigrimit të qytetarëve jashtë vendit dhe me rënien e natalitetit.

Trendët negative të zhvillimit dhe zbrazja e vendit nga qytetaret shihen si faktorë që po ndikojnë edhe në tkurrjen e numrit të popullsisë në Kosovë. Për këtë zhvillim negativ, të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës, ka folur për “Kosova Sot Online” analisti politik Faik Krasniqi.

E të dhënat zyrtarë ndër vite, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, flasin për rënien e konsiderueshme të numrit të lindjeve dhe për numrin në rritje të qytetarëve që kanë ikur apo kanë lëshuar Kosovën.

- Advertisement -

Në vitin 2012, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara në raportet e titulluara “Vlerësimi i Popullsisë”, ka qenë 1,820,631 banorë, ndërsa në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë ishte 1,795,666.

Prandaj, sipas analistit Faik Krasniqi, përballja me këtë realitet negativ do të jetë sfida më e rëndë për qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet ta harton një program të veçantë social i cili do ta ndalon këtë trend negative të migrimit, pasi që edhe sipas një raporti mbi migrimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, thuhet se për periudhën 2016-2018, Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit.

- Advertisement -

Sipas analistit Faik Krasniqi, kjo gjendje që po shkon duke u përshkallëzuar po e sjell edhe rrezikun nga mplakja e shpejtë e popullatës, sepse sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitet e fundit, migrimi kishte përfshirë kryesisht grupmoshat e reja 25-44 vjeç.

Faik Krasniqi

Vit pas viti nataliteti në Kosovë është në rënie.

Por rënia e ndjeshme e natalitetit ka edhe arsyet e veta. Shkaqet ekonomike janë ndër arsyet kryesore.

Papunësia, gjendja e rëndë ekonomiko-sociale, shëndetësia, arsimi, drejtësia, politika, migrimi kryesisht i të rinjve etj. Është i pashmangshëm largimi i qytetarëve të Kosovës tani sidomos drejtë Gjermanisë.

Me ligjin e ri të punës që ka hyrë në fuqi me 1 mars, do të filloje zbrazja e madhe. Për këtë gjë kemi qenë të vetëdijshëm të gjithë.

Më së shumti politika që ka vrarë shpresën e qytetarëve të këtij vendi”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Këtë eksod, analisti Faik Krasniqi thotë se e ka paralajmëruar para më shumë se një dekade, dhe tani kemi ardhur në një moment kur ai edhe veç ka filluar të ecën në mënyrë të heshtur por pas zhvillimeve të fundit, do të intensifikohet edhe legalisht, dhe Kosova do të mbetet pa kuadrot më të nevojshme që i nevojiten zhvillimit të shtetit. Sipas Krasniqit është tash momenti që së pakut Qeveria e re të ndërmerr pasa për ta parandaluar këtë formë eksodi që do ta zbraz dhe varfëron shtetin e Kosovës.

“Kosova do të mbetet pa intelektual, pa rini, pa mjek, pa infermierë.

Madje edhe pa punëtor fizik.

Qeveria e re duhet të ndërhyj për ta parandaluar pak a shumë këtë eksod.

Formimi i fondeve për investime do të bënte që një pjesë e qytetarëve të rrinin në Kosovë. Shpëtimi është tek investimi i bizneseve start-up.

Nëse zvarritet formimi i këtyre fondeve, Kosova do të ngelet një shtet fantazmë. Është emergjente dhe duhet ta alarmoj shtetin”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit