5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Alarmi nga ambasadori amerikan”, ja paralajmërimi serioz për VV-në dhe LDK-në

Rekomandime

“Mesazhi i ambasadorit amerikan le të merret seriozisht, së bashku me atë që e kërkon Zyra Kombëtare e Auditimit. Qeveria e re e Kosovës duhet të miraton një rregullore më të qartë dhe me kritere shumë të sakta që parashohin edhe rastet specifike kur me pa tjetër kërkohet të udhëtohet me arsye jashtë vendit, por jo vetëm pse kanë interes grupet e caktuara për përfitime grupore e personale. Andaj gjithsesi do të duhej që qeveria e re, të angazhohet për të njëjtën gjë”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik, Bislim Aliu kërkon nga Qeveria e re në ardhje, që të ndërtojë strategji të veçantë pune për mënyrën e organizimit dhe të financimit të punëtorive me karakter konsultativ, të ekspertizës dhe të trajnimeve të ndryshme, që për vite të tëra që nga pas lufta e deri më sot vazhdimisht, janë organizuar jashtë Kosovës dhe i kanë kushtuar me miliona euro buxhetit të shtetit.

Edhe shumë udhëtime të vetë qeveritarëve të deritanishëm të vendit, sipas Aliut janë zhvilluar jashtë vendit pa i sjellë asnjë përfitim shtetit të Kosovës, por vetëm për “pikë të qejfit” dhe duke e dëmtuar buxhetin.

Bislim Aliu

“Për mua si qytetar dhe njohës i këtyre zhvillimeve që bëhen me qëllime të caktuara nga disa shtylla të institucioneve të shtetit, është shqetësues fakti se si u desh që edhe ambasadori amerikan, gjatë ditës së premte të reagon kur deklaroi se edhe zyra Kombëtare e Auditimit, po paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës, është i panevojshëm dhe i kotë, sepse edhe donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin, kur puna si strategji dhe seancat e shkrimit, apo çka do tjetër pa ndonjë rëndësi tjetër specifike, mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. Andaj me të drejtë ambasadori e shtron pyetjen se a do të duhej që qeveria e re, të angazhohet për të njëjtën gjë”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Aliut, një ndër prioritetet e Qeverisë së re duhet të jetë shkurtimi i shpenzimeve për udhëtimet gati krejtësisht të pa kontrolluara jashtë vendit, për mbledhje të ndryshme dhe seminare e tryeza pune, të cilat me kosto simbolike dhe pa asnjë problem organizativ, mundë të zhvillohen kudo në Kosovë dhe pa pasur arsye të dilet jashtë vendit.

“Mesazhi i ambasadorit amerikan le të merret seriozisht, së bashku me atë që e kërkon Zyra Kombëtare e Auditimit. Qeveria e re e Kosovës duhet të miraton një rregullore më të qartë dhe me kritere shumë të sakta që parashohin edhe rastet specifike kur me pa tjetër kërkohet të udhëtohet me arsye jashtë vendit, por jo vetëm pse kanë interes grupet e caktuara për përfitime grupore e personale. Andaj gjithsesi do të duhej që qeveria e re, të angazhohet për të njëjtën gjë. Pra, siç po reagon edhe ambasadori amerikan Kosnett dhe po pyet; a do t’i ndalë qeveria e re udhëtimet e panevojshme jashtë vendit, Qeveria duhet ta rregulloj këtë me një urdhëresë administrative, që të mos vazhdohen praktikat e deritashme që pa asnjë arsye dhe pa asnjë interes, pushtetarët e Kosovës dhe zyrtarët e lartë të vazhdojë ta zhvatin buxhetin e shtetit të Kosovës, duke kaluar jetë në luks dhe mbushur xhepat e tyre”, deklaroi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit