3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Alarmohet Rusia: Forcat ajrore të Amerikës vizitojnë ishullin norvegjez

Rekomandime

Rusia tha se ishte alarmuar nga një udhëtim në një pikë norvegjeze në Arktik, nga njësia e Forcave Ajrore të SHBA’ve, dhe i kërkoi Oslos të përmbahej nga ato që tha se ishin lëvizje destabilizuese në rajonin strategjik,

- Advertisement -

Forcat Ajore të SHBA’ve vizituan bazën ajrore të Norvegjisë në ishullin Jan Mayen në Atlantikun e Veriut në nëtor, për të parë nëse aeroplanët ushtarak të SHBA’ve mund të zbresin atje. Tensionet janë rritur në Arktik, pasi ndryshimet klimatike kanë kapluar rajonin, dhe Rusia ka krijuar praninë e vet ushtarake.

Moska ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me shpenzimet ushtarake të anëtarëve të NATO’s, lëvizjet e saj për zhvillimin e infrastrukturës ushtarake dhe vendosjen e personelit ushtarak të huaj në vend. Pas vizitës së SHBA’ve, Ministria e Jashtme e Rusisë i tha Reuters se kjo kishte si synim Rusinë, dhe se veprime të tilla destabilizojnë rajonin.

“… fakti i qartë i pranisë së mundshme të Forcave Ajrore të Sh.B.A-së në ishull, megjithëse rastësor, është alarmante,” thuhet në reagimin e ministrisë.

- Advertisement -

“Shpresojmë që Oslo të jetë përgjegjës dhe largpamës në ndërtimin e politikës së tij në veri dhe do të përmbahet nga veprimet që dëmtojnë stabilitetin rajonal dhe dëmtojnë marrëdhëniet bilaterale,” tha ministria.

Në fillim të këtij muaji, Moska akuzoi Norvegjinë për kufizimin e veprimtarive të saj në arkipelagun e Svalbard, një zinxhir i largët ishujsh në Arktik, dhe tha se dëshironte që bisedimet me Oslo të zgjidhnin çështjen.

- Advertisement -

Ministri Norvegjez i Mbrojtjes Frank Bakke-Jensen ka hedhur poshtë implikimet e vizitës në situatën e sigurisë në veri dhe marrëdhëniet e Norvegjisë me Rusinë.

“Fluturimet individuale të transportit për Jan Mayen me aeroplanët nga vendet aleate nuk do të ndikojnë në imazhin e politikës së sigurisë në veri,” i tha ai parlamentit./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit