0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Alarmon analisti politik: Të ndalohet Hashim Thaçi, ky është skenari i nënshkrimit të marrëveshjes për ndarjen e Kosovës

Rekomandime

“Presidenti Thaçi është në krye të këtyre bisedimeve me Serbinë prej fillimit. Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara kanë ardhur si rezultat i këtyre bisedimeve, marrëveshje që nuk janë zbatuar në praktikë. Edhe ideja për ndarjen e Kosovës është ide e tij dhe e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiq. Kjo është arsyeja që ai dëshiron që të jetë edhe në krye të këtyre bisedimeve, në mënyrë që të zbatoi planin e tij, plani që po qarkullon tash e sa kohë për ndarjen e Kosovës”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ftesa e Hashim Thaçit për liderët e partive politike, dhe takimi që ai e ka zhvilluar me ta ditën e hënë, nga analisti politik Faik Krasniqi po shihet si manovra tjetër e fundit e Presidentit për ta ruajtur edhe tutje rolin e tij prijës në bisedimet me Serbinë, duke ditur faktin që procesi i është ofruar fazës finale për arritjen e një marrëveshje, me rolin kryesor të ndërmjetësimit nga ana e SHBA-ve.

- Advertisement -

Sikur që dihet, pikërisht më 10 mars 2011 Kuvendi i Kosovës e pati miratuar një rezolutë, përmes së cilës Qeveria e Republikës së Kosovës mandatohej për ta nisur dialogun teknik me Serbinë, por në rrugëtim e sipër atë proces e përvetësoi dhe vazhdoi Presidenti Thaçi, i kundërshtuar dhe kontestuar nga opozita. T

ash po mbushen nëntë vjet të fillimit të negociatave me Serbinë dhe akoma nuk ka një marrëveshje finale, derisa klasa politike në Kosovë, gjatë këtyre nëntë vjetëve, por edhe sot, po vazhdon të jetë e përçarë rreth dialogut me Serbinë, si për mënyrën e vazhdimisht, ashtu edhe për udhëheqësin e këtij procesi, e që timonier i tij është dhe po tenton të mbetet deri në fund, Presidenti Hashim Thaçi

. Analisti Faik Krasniqi thotë për “Kosova Sot Online” se qëllimi i Thaçit është të mbetet në krye të këtij misioni, në mënyrë që me dorën e vetë ta firmos planin për ndarje, i cili do të ishte pjesë e marrëveshjes, dhe kështu ta sfidon edhe parlamentin me një marrëveshje të tillë e cila do të mbetej patate e nxehtë për ligjvënësit e Kosovës.

- Advertisement -

Kjo është një arsye e fuqishme, sipas Faik Krasniqit, pse nuk duhet lejuar tutje që Hashim Thaçi ti prij këtij procesi.

Faik Krasniqi

Presidenti Thaçi është në krye të këtyre bisedimeve me Serbinë prej fillimit.

- Advertisement -

Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara kanë ardhur si rezultat i këtyre bisedimeve, marrëveshje që nuk janë zbatuar në praktikë.

Edhe ideja për ndarjen e Kosovës është ide e tij dhe e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiq.

Kjo është arsyeja që ai dëshiron që të jetë edhe në krye të këtyre bisedimeve, në mënyrë që të zbatoi planin e tij, plani që po qarkullon tash e sa kohë për ndarjen e Kosovës”, thotë analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

për të mos arritur deri këtu, dhe për të mos e sjell Kuvendin para një akti të kryer, Faik Krasniqi thotë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria, dhe Kuvendit të Kosovës t’i jepet llogari për çdo marrëveshje që arrihet në proces të bisedimeve deri në finale.

Sipas Krasniqit, asnjë marrëveshje që arrihet me Serbinë, nuk duhet pranuar dhe lejuar që të fillon të zbatohet, të hyj në fuqi, pa u verifikuar me votën e ligjvënësve të zgjedhur, duke besuar se ata do të jenë të kujdesshëm dhe nuk do të votojnë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin e shtetit.

“Për asnjë marrëveshje të nënshkruar nuk është diskutuar në Kuvend. Siç kam thënë edhe më herët. Kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe një Kuvend.

Asnjë marrëveshje nuk është e ligjshme pa u miratuar pa u votuar në Kuvend.

Çfarë do marrëveshje finale që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë nga Presidenti ose Qeveria duhet të votohet në Kuvend.

Nuk besoj që ka deputet shqiptar që voton për ndonjë marrëveshje që e dëmton Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ndarja e Kosovës me presidentin Thaçi është rrezik të ndodh, por ai Kuvendi është institucioni që mund ta parandaloj. Sidoqoftë, Qeveria në asnjë mënyrë nuk bënë ta lejoj që presidenti Thaçi të negocioj më tutje për fatin e Kosovës”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit