1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Alarmon doktori kosovar: Respektojini masat, ndryshe përfundojmë duke bërë garë për një shtrat spitali

Rekomandime

Situata nga COVID-19 shumë shpejt mund të dalë nga kontrolli. Kështu po paralajmëron mjeku kosovar, njëherësh këshilltar i kryeministrit Hoti, Visar Berisha.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar për rrezikun nga COVID-19 me të cilin Kosova mund të ballafaqohet shumë shpejt.

“Jemi afër një rreziku real e të matshëm! Covid-19 po shtrihet dhe kapilarizohet me shpejtësi e cila po e shton veten eksponencialisht. Situata është serioze! Nëse nuk i përmbahemi masave secili prej nesh do të përfundojmë duke bërë garë për një shtrat në spital”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka alarmuar edhe për mungesën e vaksinës.

- Advertisement -

“Ne nuk jemi askund afër imunizimit te tufës, qe ndonjë mediokër mund ta ketë pretenduar. Nuk e kemi as vaksinën. Ne kemi një moshe të re popullate qe është shndërruar ne super shpërndarës te virusit. Te ndalemi për një moment e të reflektojmë; maska është alternativa e vetme, distanca po ashtu. Ikni vizitave familjare dhe ndejave të përbashkëta, nuk është koha tash”, ka shkruar ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

- Advertisement -

Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1.617 mostrave.

IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 22.206. Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15.921 janë shëruar.

Ndërkaq, raste aktive janë 5.565.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit