0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Alarmon ish-presidenti rus, Medvedev: KonfIikti ShBA – Rusi do të ishte katastrofal

Rekomandime

Ish-presidenti i Rusisë, i cili tani gjithashtu mban një post të lartë në fushën e sigurisë, Dmitry Medvedev, tha të enjten se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në diplomaci për ta zgjidhur mosmarrëveshjen rreth Ukrainës dhe jo t’i shtojnë tensionet për të fituar poena politikë.

Reuters

- Advertisement -

“Është e qartë këtu se rruga më e rëndësishme dhe e vetme është në të vërtetë të arrihet te një marrëveshje për garancitë e sigurisë, (përmes) mjeteve diplomatike – politike, bisedimeve, përdorimit të parimit të pandashmërisë së sigurisë”, citohet të ketë thënë ish-presidenti Medvedev.

Ai tha se ideja e një konfIikti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për Ukrainën do të ishte “skenar katastrofal” dhe alarmoi se të ashtuquajturat “koka të nxehta” në ShBA dhe në NATO madje janë duke imagjinuar një skenar të tillë. “Po llogaris që kjo kurrë nuk do të ndodhë”, shtoi zyrtari rus.

“Është çështje tjetër që ka shumë njerëz që po bëjnë para nga kjo, duke spekuluar për këtë. Disa njerëz po e bëjnë nga injoranca, të tjerët për shkak se janë duke ndjekur një vijë politike specifike”, tha ish-presidenti rus, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

Aleati i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, Medvedevi, shërbeu si president i Rusisë në periudhën 2008 – 2012. Ai përmendi një senator të moshuar amerikan, për të cilin tha se publikisht e ka vënë në shqyrtim mundësinë e një ballafaqimi të kufizuar të mundshëm bërthamor Rusi – ShBA. Sidoqoftë, Medvedevi nuk e përmendi emrin e senatorit amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit