2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albena Reshitaj: S’mund të lejoja që zgjedhja e presidentit të varej nga Lista Serbe

Rekomandime

Deputetja Albena Reshitaj ka treguar se pse mori pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit përkundër vendimit të AAK’së për të mos marrë pjesë në këtë seancë.

- Advertisement -

“Nuk kam mundur të lejojë që e ardhmja e funksionalizimit të institucioneve të vendit tonë, respektivisht funksionalizimit të institucionit më kredibil të vendit, presidentit me u varë nga Lista Serbe e cila siç e dimë të gjithë është e direktuar direkt nga politikat e gabuara të Vuçiqit nga Beogradi”, tha Reshitaj.

“Ju e dini që ne tashmë jemi në një fazë jashtëzakonisht të keqe të pandemisë ku nga pothuajse një mijë vetë në ditë njerëz të infektuar dhe kemi rekord të vdekjeve të pacientëve nga ky virus. Është më  pakta që qytetarëve u duhet të shkojnë në zgjedhje”, shtoi ajo.

Tha se ajo edhe në AAK ka kërkuar që grupi parlamentar i AAK’së të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit.

- Advertisement -

“Unë veç kam respektuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila kërkon që çdo deputet të qëndrojë në sallë në periudhat kur kemi votime”, tha Reshitaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit