1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albert Bunjaku kishte dhënë dorëheqje pas 10 ndeshjeve pa fitore, a do të ndodhë edhe me Challandesin?

Rekomandime

Kombëtarja e Kosovës është duke kaluar në krizë të rezultateve.

- Advertisement -

Në 7 ndeshjet e fundit “Dardanët” nuk kanë arritur të fitojnë ndonjë ndeshje, duke pësuar 6 humbje e 1 barazim.

Me 14 tetor, Kosova i bën saktësisht një vit nga fitorja e fundit, që ishte kundër Malit të Zi.

Duke e parë formën e dobët të Kosovës, qytetarët kanë filluar të kërkojnë shkarkimin e Bernard Challandes.

- Advertisement -

Nëse e rikthejmë kohën prapa, ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki kishte dhënë vet dorëheqje pasi në 10 ndeshje nuk kishte arritur të fitonte asnjë ndeshje.

Pas ndeshjes me Ukrainën, Albert Bunjaki kishte thënë se do të largohet nga kombëtarja pas ndeshjes me Islandën.

- Advertisement -

Nëse Kosova pëson humbje ose barazon me Greqinë, atëherë do të bëheshin 8 ndeshje pa fitore. A do të jap dorëheqje Bernard Challandes nëse dështon me Greqinë, mbetet të shihet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit