5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Albin Kurti braktis idenë e Bashkimit Kombëtar: Prioritet imi ndërtimi i Kosovës

Rekomandime

Pas 22 vitesh duke luftuar sistemin, tani do ta marrë përsipër përgjegjësinë për të.

- Advertisement -

Kështu shkruan gazeta e njohur, “Financial Times”, duke iu referuar Albin Kurtit, njeriut që do të bëhet kryeministër i Kosovës së shpejti.

Gazeta e ka intervistuar Kurtin, i cili thotë se Kosova është skllavëruar nga korrupsioni.

Kreu i LVV-së i tha FT se dëshiron ta lërë mënjanë kërkesën për bashkim me Shqipërinë pasi fokusi do jetë zhvillimi ekonomik i Kosovës.

- Advertisement -

“Financial Times” shkruan se Vetëvendosje është parë si kërcënim rajonal nga diplomatët e huaj. Kjo parti ka bërë thirrje për bashkim me Shqipërinë. Por Kurti thotë se ndërtimi i shtetit kosovar është më shumë prioritet se lëvizjet për bashkimin me Shqipërinë, edhe pse organizata e tij ka ngritur një degë në Tiranë.

“Fillimisht ne duhet të ngrihemi. Shteti ynë është mjaft i dobët, por kjo për shkak të kapjes së brendshme pas çlirimit të jashtëm nga Serbia. Vendi është i skllavëruar nga brenda,” tha Kurti.

- Advertisement -

Gazeta shkruan se Kurti do të duhet të negociojë me Serbinë, por ai thotë se nuk i pëlqen që të bëhen bisedime mbi harta, duke refuzuar kështu edhe planin për shkëmbim territoresh.

“Ne do të zhvendosemi nga debati për kontrollin mbi territorin drejt debatit për të drejtat e qytetarëve dhe nevojat e komunitetit… për shkak se hartat janë raciste,” tha ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit