5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Albin Kurti dhuron gjysmën e pagës për menaxhimin e COVID-19

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhuruar gjysmën e pagës për të përballur me sëmundjen COVID-19.Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook zëdhënësi i ekzekutivit në detyrë, Përparim Kryeziu.

- Advertisement -

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar ai.Ai ka njfotuar edhe për shumën e parëve të cilat janë grumbulluar nga mërgimtarët në xhirollogarinë të cilën qeveria e Kosovës e ka hapur ditë më parë.

“Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR.

Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.Gjatë ditës së djeshme, për tu përballur me COVID-19 e ka njoftuar se ajo së bashku me ministrat e qeverisë do të marrin pagë me 20% ulje për gjashtë muajt e ardhshëm.“Sot, unë mund të konfirmoj që unë, ministrat e qeverisë dhe shefat e shërbimeve publike do të marrin një ulje të pagave prej 20% për 6 muajt e ardhshëm, pasi e pranojmë që shumë qytetarë janë duke u varur nga subvencionimi i pagave, disa të tjerë janë duke pasur ulje në paga dhe të tjerë janë duke e humbur punën e tyre si rezultat i pandemisë globale COVID-19”, tha kryeministrja Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit