-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albin Kurti: Dua t’i takojë Listën Serbe, një ministër të tyre ta kemi në qeveri

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka bërë edhe një tërheqje taktike, në vargun e tërheqjeve të tij të fundit, si gjatë fushatës elektorale e edhe në cilësinë kryeministrit në ardhje.Kësaj radhe bëhet fjalë për futjen e Listës Serbe në qeverinë e tij, gjë të cilën më parë e kundërshtonte kategorikisht, e përveç kësaj e kishte edhe një nga premtimet elektorale.Kurti në një intervistë për Euronews Albania, i pyetur për këtë, ka thënë se shpresonte që në Kuvend do të hynte edhe ndonjë deputet serb nga partitë jashtë Listës Serbe.

- Advertisement -

Por, meqë kjo nuk ndodhi, sipas tij, ai tani dëshiron ta takojë Listën Serbe dhe me ta të merret vesh që ta ketë në qeveri një ministër të propozuar prej tyre.Megjithatë, ai thotë se nuk do të pranojë të bëjë koalicion me ta, por vetëm ta ketë një ministër të tyre, pasi këtë e kërkon Kushtetuta, dhe ai nuk do të bëjë shkelje të Kushtetutës.Por, duhet kujtuar se Kurti sa ka qenë në opozitë, kritikat më të ashpra ndaj qeverive i ka pasur rreth përfshirjes së Listës Serbe, të cilën e quante dorë të zgjatur të Beogradit.

Tani, ai përveç se ka ndryshuar diskursin, po detyrohet të bëjë veprime të njëjta me qeveritë e kaluara, ndajë të cilave jo vetëm se ishte kritik, por shpesh bënte edhe opozitë rruge, madje edhe të dhunshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit