1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

“Albin Kurti duhet t’i heshtë armiqtë e Kosovës! Të shpallë Kosovën Republikë të SHBA-së”/ Kjo do ta çmendte Serbinë!

Rekomandime

Muajin e fundit, në veriun e Kosovës pati disa zhvillime me të cilat Serbia nuk u pajtua.

- Advertisement -

Por pajtime me këto zhvillime dhe vendime të Qeverisë së Kosovës, nuk pati as një pjesë e BE-së.

Së pari ishte vendimi për reciprocitet në targat serbe, gjë që solli shumë tensione në Kosovë, e pastaj edhe një aksion tjetër me Njësi Speciale për luftën kundër kontrabandës dhe mizorit të organizuar u krye në veri.

Këto aksione të Policisë së Kosovës, ngritën alarmin në Serbi.

- Advertisement -

Aksioni për targat rezultoi me një marrëveshje në Bruksel, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj serbe.

Ndërsa, një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbia, akoma mbetet e largët, kjo për fatin se Kosova nuk pajtohet të krijojë Asociacionin e komunave me Shumicë serbe, e as ndërrim territoresh, ndërsa Serbia nuk pajtohet me kushtet e vendosura nga kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Por këto tensionet në veri a do të largojnë apo afrojnë palët në dialogun e Serbisë?

Analisti politik prof. Sulejman Mehazi, vlerëson se zhvillimet në veri, do të afrojnë palët për një marrëveshje përfundimtare.

“S’është e vërtetë se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës kanë larguar palët e dialogut Kosovë-Serbi, përkundrazi zhvillimet, ekseset e mospajtimet e fundit në veri do të afrojnë palët për marrëveshje të shpejtë e përfundimtare”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Profesori shton se konfliktet bien dialogje, ndërsa dialogjet bien zgjidhje.

“Shkenca politike dhe dramat artistike nuk mund të luhen pa kundërshtime e konflikte, politika dhe dramat skenike nuk mund të luhen pa dialogje, mirëpo për të pasur dialogje duhet të ketë mosmarrëveshje e konfliket, konfliktet politike e artistike skenike nuk mund të bëhen pa dialogje, sa më shumë konflikte e mosmarrëveshje aq më shumë dialogje, po edhe aq më shpejt zgjidhje problesh, vetë dialogu e ka kuptimin e konfliktit, pa dialogje nuk ka konflikte, konfliktet bien dialogje, kurse dialogjet bien zgjidhje përfundimtare”, thekson ai.

Sipas tij, mos të ishin targat serbe e policia speciale e Kosovës në veri nuk do kuptonim se BE-ja është në anën e Vuçiqit e kundër Kosovës, kurse SHBA-ja në anën e Albin Kurtit e në përkrahje të Kosovës.

“Republika e Kosovës është lodhur duke pritur BE-në me monologjet e saja të stërzgjatura e të zbrazura dhjetëvjeçare ndaj problemit të Kosovës me Serbinë sa që është bërë jo vetëm e neveritshme për Republikën e Kosovës, por edhe armiqësore, aq sa dhe liberalizimin e vizave nuk ua japin qytetarëve tê Kosovës. Veprimet armiqësore të evropianëve ndaj Kosovës detyrojnë kryeministrin Albin Kurtin të lidhet me SHBA-në për të ju kundërvënë BE-së që përkrahin Serbinë”, potencon ai.

Profesori shton se, evropianët duhet ta dinë se kur shqiptarët kanë jetuar këtu, ata së bashku me serbët kanë qenë egërsira malesh.

“Çfarë mund të presim prej BE-së që qëllimshëm kanë zgjedhur misionarët e tyre Borellin e Spanjës dhe Lajçakun e Sllovakisë për të vepruar kundër Kosovës. Nëse BE-ja është kundër Kosovës e me Serbinë atëherë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për t’i heshtur armiqtë e përhershëm evropianë e serb duhet të ju përgjigjet guximshëm e fuqishëm me ndërrimin e kushtetutës duke e shpallur Kosovën Republikë të SHBA-ve në Ballkan, vetëm me kësi veprime kushtetuese BE-ja së bashku me Serbinë mbushen me mend”, përfundon Sulejman Mehazi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit