1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Albin Kurti e “rëndon dorën”, shkarkoi edhe një Bord, arsyeja e ‘çuditshme’

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është emëruar bordi i ri i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

- Advertisement -

Ai thotë se është shfuqizuar vendimi i mëhershëm i Qeverisë Hoti.

Arsyeja për këtë është mosplotësimi i kuotës gjinore.Postimi i plotë i Kurtit:

Dy vendime që morëm sot në mbledhjen e nëntë të qeverisë ishin të ndërlidhura. Ato kanë të bëjnë me Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

- Advertisement -

Së pari, anuluam vendimin e qeverisë së kaluar për propozimin që i ka bërë Kuvendit me emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këtij bordi me datë 7.12.2020. Vendimi paraprak u shfuqizua për shkak se përbërja e bordit nuk respektoi kuotën e nevojshme gjinore, që përcaktohet me Ligjin për Barazi Gjinore. Nga pesë anëtarët e propozuar, vetëm një ishte grua.

Ndërsa, në fund të mbledhjes, propozimi nga Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, për bordin e ri të përkohshëm të ARKEP-it, respekton dhe plotëson këtë kuotë. Për shkak se emrat nga qeveria e kaluar nuk ishin votuar gjatë legjislativës së fundit, bordi i ARKEP-it ka mbetur pa mandat afër pesë muaj.

- Advertisement -

Lista që është miratuar nga kabineti ynë qeveritar sot dhe e cila do të dërgohet në Kuvend përbëhet nga: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku Rizaj – anëtare, dhe Arijan Qorrolli – anëtar.

Punët e mira bëhen vetëm atëherë kur edhe gratë janë aktive në proceset vendimmarrëse, pra vetëm kur bëhemi bashkë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit