-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albin Kurti e zbulon qysh po koordinohet Vuciqi me Rusinë dhe Kinën para veprimeve në veri

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka intensifikuar përpjekjet për destabilizim pasi tha se kështu dëshiron ta kamuflojë refuzimin e tij për planin franko-gjerman.

- Advertisement -

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit”, tha Kurti në një konferencë për media.

“Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut”, ka theksuar Kurti.

Ai përmendi faktin se Vuçiq së fundmi u takua me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës në Beograd, ndërsa tha se “kjo tregon qartë që presidenti i Serbisë koordinohet me Rusinë e Kinën ndërsa gënjen e zhgënjen SHBA-në dhe BE-në”.

- Advertisement -

Për situatën në Veri, Kurti tha se institucionet po vazhdojnë me zbatimin e vendimit për targat.

“Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”, tha Kurti.

- Advertisement -

Ai theksoi se nga 1 nëntori janë shqiptuar 856 qortime apo vërejtje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit