Asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, sot ka kaluar në Vetëvendosje. Kështu ka njoftuar Albin Kurti, lider i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Kurti ka njoftuar se Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.
Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.
Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj.