2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Albin Kurti i reagon ashpër Richard Grenellit

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi të bërë në Facebook i është kundërpërgjigjur emisarit GrenellKurti ka thënë është takuar dy herë me ambasadorin amerikan Grenell, e që në të dyja takimet e ka shikuar atë në sy, por nuk i ka thënë që do ta heqim taksën plotësisht pa reciprocitet.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit