0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Albin Kurti: Me LDK’në jemi marrë vesh moti, kemi qarë

Rekomandime

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka uruar të gjithë për nënshkrimin e koalicionit me LDK-në.

- Advertisement -

Kurti ka shkruar se me LDK-në janë marrë vesh moti, por se tash kanë edhe marrëveshje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjatë negociatave intensive, Kurti tha se janë qarë e kanë qeshur bashkë, por kanë qenë përherë të kujdesshëm.

- Advertisement -

“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit LVV dhe LDK janë vonuar, por megjithatë ai vlerëson se “Nuk është tepër vonë”.

- Advertisement -

Më herët, Kurti bashkë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dolën në një konferencë për media ku njoftuan nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit