5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Albin Kurti: Nuk do t’ia dorëzoj mandatin qeverisë Hoti, është qeveri koti

Rekomandime

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kabinetin e qeverisë së re.

- Advertisement -

Qeveria e re do t’i ketë katër zëvendëskryeministra: Besnik Tahirin, Driton Selmanajn, Albulena Balajn dhe Goran Rakiqin. Ky i fundit, kryetar i Listës Serbe, do ta mbajë dhe pozitën e ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Ministrat nga LDK-ja do të jenë: Hykemete Bajrami, ministre e Financave, Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe Anton Quni, ministër i Mbrojtjes.

Ministrat nga AAK-ja do të jenë: Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Ramë Likaj, ministër i Arsimit, Meliza Haradinaj, ministre e Punëve të Jashtme dhe Selim Selimi, ministër i Drejtësisë.

- Advertisement -

Nismën Socialdemokrate, përveç zëvendëskryeministres Albulena Balaj, do ta përfaqësojë në qeveri edhe ministrat: Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Dalivor Jevtiq nga Lista Serbe do të jetë ministër për Komunitete dhe Kthim, ndërkaq ministër i Zhvillimit Rajonal do të jetë Enis Kervan, nga komunitetet joserbe. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit