11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Albin Kurti përfshihet në debatin për diasporën, ka disa fjalë

Rekomandime

Ditëve të fundit në Kosovë është ndezur një debat i ri për diasporën, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Për këtë çështje, ditë më parë midis kryeqytetit është sulmuar fizikisht gazetari Valon Syla, pikërisht pse e ka kritikuar diasporën përmes një shkrimi në Facebook.

Pos Sylës, reagime kanë pasur edhe nga sfera politike në vend.

Ish-kryeministri Albin Kurti e shefi i LVV-së ka zgjedhur që ditën e sotme ta nis duke folur pikërisht për mërgatën.

- Advertisement -

Ai në një postim në Instagram ka shkruar për një shkrimtar të ri nga Kosova që jeton në Zvicër.

Kurti thotë se kontributi i mërgatës është jetik për shtetin e popullin e Kosovës.

- Advertisement -

“Çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi sivjet iu nda shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, Shkumbin I. A. Gashi, për romanin e tij “Nënë, më fol për ëndërrimtarët”, botuar nga Shtëpia Botuese “Pema”. Do ta lexoj me prioritet këtë libër të Shkumbinit që është edhe kandidat për PhD në fushën e psikologjisë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin tone”, ka thënë i pari i Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit