2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Albin Kurti pritet ta propozojë Donika Gërvallën për këtë post

Rekomandime

Donika Gërvalla Schwarz, e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla që tashmë iu është bashkuar Vjosa Osmanit në ‘Listën GUXO’, pritet që të jetë e propozuara e Albin Kurtit për të udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme.

- Advertisement -

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re.

Ndërkaq gjatë javës është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin.

Njëri emër që po përfolët në krye të diplomacisë është Donika Gërvalla.

- Advertisement -

Ish-zyrtarja e LDK-së në Gjermani, që në zgjedhjet e fundit ka garuar në Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit është radhitur në mesin e më të votuarave në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke siguruar një ulëse në Kuvend të Kosovës.

Media ka kontaktuar Gërvallën për të pyetur nëse një informacion i tillë është i vërtetë, megjithatë, deri në publikimin e këtij lajmit e njëjta nuk përgjigjur.

- Advertisement -

Përgjigje për këtë çështje nuk kanë dhënë as në partinë e Vjosa Osmanit që kanë thënë se nuk ka ende diçka përfundimtare për çështjen e personave që do të propozohen ministra.

Donika Gërvalla ishte pjesë e LDK-së nga viti 1991. Në vitin 2015 ajo ishte emëruar kryetare e LDK-së në Gjermani.

Pas disa përplasjeve me LDK-në, Gërvalla në vitin 2018-të ishte larguar përfundimisht nga ky subjekt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit