-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albin Kurti reagon pas vendimit të Supremes: Fitorja jonë quhet 61 deputetë

Rekomandime

Kryetari i VV-së Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Supremes që ia ndalon kandidimin në zgjedhje.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se ende nuk e kanë këtë vendim dhe në momentin që ta kenë do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm, shkruan Reporteri.net.

Kurti tutje ka përsëritur se 14 shkurti do të jetë referendum që do ta konfirmojë fitoren e tij me 61 deputetë.

“Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili puntë e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit