3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Albin Kurti refuzon t’i përgjigjet gazetarëve kur pyetet nëse në Bruksel diskuton për të pagjeturit

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të deklarohet para gazetarëve kur është pyetur nëse për të pagjeturit do të diskutojë në vizitën që e ka në Bruksel me liderët e institucioneve të BE-së.

Pas homazheve ku është parë bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, gazetarët e kanë pyetur të njëjtin nëse do të diskutojë për të pagjeturit në Bruksel.

- Advertisement -

“A do ta vendosni temën e të pagjeturve në Bruksel?”, është pyetur Kurti, megjithatë, ai nuk ka pranuar që të deklarohet për gazetarët.

Paraprakisht ai tha se në raport me Serbinë do të kërkojnë përgjegjësi.

“Në raport me Serbinë e për hir të historisë tonë ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në secilën pozitë që mbajmë. Ju jam mirënjohës familjeve që kurrë nuk e ndalën aktivitetin e tyre në borë e në shi, në vapë e në acar, me lot në sy prisnin eshtrat e më të dashurve të tyre”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit