-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albin Kurti takohet me të artët e Kosovës në xhudo

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka pritur në kabinetin e tij xhudistët kosovarë, të cilët u kthyen me suksese të mëdha nga Kampionati Evropian i xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

- Advertisement -

Së bashku me xhudisten Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë në këtë kampionat, xhudistin Akil Gjakova i cili po ashtu fitoi medaljen e artë dhe Nora Gjakova medaljen e bronztë ishin edhe trajneri i tyre, Driton Kuka dhe Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Kurti uroi xhudistët për performancat e tyre në Kampionatin Eropian dhe ka falënderuar Kryetarin e Federatës së Xhudos dhe trajnerin Driton Kuka për punën dhe kontributin e tyre për konsolidimin e imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Është kënaqësi shumë e madhe të shoh Kosovën të renditet e para në mesin e 45 shteteve të Evropës”, tha kryeministri Kurti. Me urim të veçantë iu drejtua, ndërkaq, xhudistit Akil Gjakova, i cili për herë të parë u shpall kampion i Evropës dhe solli medaljen e parë ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova..

- Advertisement -

“Gjatë takimit u diskutua për qytetin e Pejës si vend me histori dhe traditë në sportin e xhudos, dhe kryeministri Kurti vuri në pah faktin se si një lagje e Pejës po prodhon kampionë të nivelit ndërkombëtar”.

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe trajneri Driton Kuka i kanë kërkuar Kurtit mbështetje për rregullimin e problematikave me të cilat sfidohet sektori i sportit

- Advertisement -

“Trajneri Driton Kuka shpalosi pritshmëritë e tij për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, teksa tha se “reprezentacioni jonë ka mundësi të mëdha për të fituar medalje Olimpike””

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit