1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albin Kurti tregon si e njohu gruan norvegjeze dhe çfarë gjuhe flet vajza e tij

Rekomandime

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për jetën private dhe rolin e të qenit prind i një vajze dhe bashkëshort i një norvegjezeje.

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër të Kosovës ka treguar se si ishte njohur me gruan, Rita Augestad Kndusen, e cila jeton kohë pas kohe në Prishtinë.

“Shikoni dallgët e jetës nuk di se ku të sjellin. Unë e njoha atë në Prishtinë. Dashuria nuk njeh kufi. Kur kam thënë jepni përparësi produktet vendore, nuk kam menduar në njerëz”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Kurti më tutje ka treguar se si flet me të bijën duke ditur se ajo qëndron më tepër me nënën dhe jeton në Norvegji.

- Advertisement -

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e dinë edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Ajo e di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”, ka pohuar Albini në RTV Dukagjini.

Ai ka folur ndër të tjerash ka treguar edhe për fëmijërinë si dhe jetën prapa grilave të burgjeve të Serbisë.

- Advertisement -

Ndryshe, Kurtin do ta shohim gjatë ditëve në vijim në fushatën elektorale duke marrë parasysh në fund të muajit të ardhshëm ose në tetor, do të kemi zgjedhje parlamentare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit