14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Albin Kurti vjen edhe me një shkarkim

Rekomandime

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti e ka shkarkuar Naser Krasniqi nga posti i zëvendës kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.Sipas një njoftimi të lëshuar për mediaC thuhet se Flamur Kadriu caktohet në këtë pozitë raporton Kosova ime.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Flamur Kadriu caktohet Zëvendësues i Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
Prishtinë, 27 gusht 2021Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, me qëllim të respektimit të parimit të ligjshmërisë në institucionet vartëse të Zyrës së Kryeministrit, shfuqizon Vendimin përmes të cilit z. Naser Krasniqi, Zëvendës Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) autorizohet të kryejë detyrat e Kryeshefit të AUV-it.

Duhet theksuar që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të Zëvendës Kryeshefit të AUV-it, pozitë të cilën e ka mbajtur z. Krasniqi dhe në bazë të të cilës iu ka besuar udhëheqja e kësaj Agjencie.

Rrjedhimisht, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rendit dhe ligjit, kryeministri ka shfuqizuar Vendimin që ka humbur bazën ligjore dhe ka caktuar ushtrues të ri të detyrës të Kryeshefit të AUV-it.Së këndejmi, kryeministri Kurti ka autorizuar z. Flamur Kadriu, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV-it, të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e Kryeshefit të AUV-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit