1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Albin Kurti: Vuçiqit po i pengon përparimi i Kosovës, po zhvillohemi në të gjitha fushat

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, ka kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas reagimeve të ashpra të këtij të fundit, lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

- Advertisement -

Kurti thotë se serbit po i pengon zhvillimi i Kosovës.

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës dhe unë besoj se kjo ka të bëjë në njërën anë me suksesin e shtetit të Kosovës. Ne po përparojmë në të gjitha fushat dhe kjo i pengon atij. Ndërkaq në anën tjetër ka të bëjë edhe e situatën në Ukrainë pas invazionit rus ku Beogradi nuk po arrin që të shkëputet nga Kremlini përkundrazi është edhe më tej duke mbajtur anë e agresionit ushtarak duke mos e dënuar atë dhe duke mos vendosur sanksione”, tha Kurti për RTK’në.

“Unë jam optimist për Kosovën, për Republikën tonë, për ekonominë tonë por në anën tjetër besoj që Bashkimi Europian, SHBA’të të gjithë zyrtarët dhe diplomatët janë duke e kuptuar se kush është problemi për paqen e qëndrueshme, për stabilitetin afatgjatë, për sigurinë rajonale dhe për prospertitetin e të gjithëve”, theksoi ai.

Kurti nga Amerika i kërkon Lajçakut që të sqarojë pse s’u arrit marrëveshja për targa

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit