-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Aleanca Botërore e Doktorëve: Koronavirusi është grip sezonal, bartja e maskës është e kotë

Rekomandime

Aleanca Botërore e Doktorëve (ABD) është duke zhvilluar një fushatë kundërshtuese ndaj të gjitha masave që bota ka ndërmarrë deri tash për ta luftuar pandeminë COVID-19.

- Advertisement -

Ky organizim, që përfshin mjekë nga e gjithë bota, e konteston edhe vetë ekzistencën e virusit të cilësuar si vdekjeprurës, njofton Klan Kosova.

Doktorët anëtarë të ABD-së thonë se ky është vetëm një grip sezonal për të cilin shërimi është i zakonshëm.

“E vërteta është se koronavirusi nuk është më i rrezikshëm sesa një grip sezonal, por politikanët dhe mediat kanë shpërndarë frikë, kanë shkelur të drejtat e njerëzve dhe kanë shkatërruar biznese”, thotë doktori David Kurten, deputet në Londër.

- Advertisement -

Sipas tyre, politikanët i kanë shkelur të drejtat e njerëzve dhe bizneseve përmes izolimit.

Një grup doktorësh amerikanë që i përkasin kësaj ideje dolën edhe në protestë për ta ngritur zërin kundër testimeve për koronavirusin dhe bartjes së maskës që e cilësuan të kotë.

- Advertisement -

“As edhe maska më e mirë nuk do t’iu mbrojë juve nga ky virus tepër i vogël, sepse ai depërton sikur një top golfi që kalon përmes një rrjete tenisi”, deklaroi Lea Maret.

Kjo aleancë doktorësh është në kundërshtim të plotë me një pjesë të ekspertëve që thonë se pandemia COVID-19 është e rrezikshme dhe thërrasin për kujdes të shtuar.

Nuk dihet nëse janë në një vijë, por edhe presidenti amerikan Donald Trump akuzoi mjekët se kanë përfituar financiarisht vetëm që të përhapin frikë tek njerëzit lidhur me virusin korona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit