-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Aleatët e NATOS-s po përplasen në Mesdhe, konflikti mund ta përfshijë gjithë rajonin

Rekomandime

Tensionet po rriten në Mesdhe si nga ana e Turqisë, ashtu edhe nga pala e Greqisë. Të dyja shtetet janë aleatë të NATO-s, rivalë historikë, duke bërë që vendet të shkojnë drejt konfliktit të mundshëm ushtarak që mund ta ngatërrojë të gjithë rajonin.

- Advertisement -

“Anijet detare nga të dy vendet bënë një shfaqje force në rajonin e kontestuar të Mesdheut Lindor të Martën pasi një garë për rezervat e gazit dhe naftës po zhvillohet mes tyre. Kjo bën që shtetet të fërkohen më shumë, ndërsa mund të trazohen edhe marrëveshjet e vjetra dypalëshe”, shkruan CNN.

Ndërsa aletët e NATO-s si Greqia dhe Turqia kanë qenë të angazhuara dhe madje mund të llogarisin edhe përballjen me armë, Gjermania shkoi në ndihmë të tyre. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass shkroi në rrjetet sociale se konfliktet mes Athinës e Ankarasë në Mesdhe duhet të marrin fund.

Tensionet u ndezën kur Ankaraja njoftoi se po e zgjat kohën e një misioni eksplorimi sizmik në ujërat e diskutuara që fillimisht pritej të përfundonin të hënën në një shënim navigues detar duke përdorur sistemin global NAVTEX.

- Advertisement -

Më tej, Turqia tha se do të zhvillojë ushtrime ushtarake në zonë, gjë e cila nuk u pranua nga pala greke, që ka kundërshtuar këto veprime të ndërmarra nga pala turke.

Zona e diskutueshme është gjithashtu e lidhur me pretendimet territoriale ne Qipro.

- Advertisement -

Ishulli mbetet i ndarë në mes Greqisë dhe Republikës së Qipros të njohur ndërkombëtarisht në jug, dhe Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia.

Zona është tejet e preferuar dhe është dhënë për të nxjerrë naftë e gaz edhe për kompani të huaja ndërkombëtare, ndërsa tensionet për këtë janë të mëdha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit