Bashkimi Demokratik për Integrim këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen muajve në vijim, do të luftoj për të marr të postin e Kryeministrit, duke synuar që për herë të parë në këtë karrige të ulet një shqiptar.
Para dy ditësh, idenë e tillë e proklamuan thuajse të gjithë esksponentët e BDI-së, por në asnjë moment nuk është folur se kush mund të jetë garuesi për këtë pozitë.
Sot deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Ditë e madhe nesër po na pret” me kreun e partisë, Ali Ahmeti, i cili qëndron në foltoren ku shkruhet “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”, që lë hapësirë për dyshim se vetë kreu i partisë, Ahmeti, do të jetë kandidati i BDI-së për kryeministër.
Partneri i tyre aktual, Zoran Zaev që në ditën e parë ku u publikua kjo ide për kryeministër shqiptar reagoi ashpër duke thënë se mandatarin për kryeministër e zgjedh populli e jo BDI-ja.
Kërkesa e BDI-së për kryeministër shqiptar është kundërshtuar ashpër nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, të cilat këtë lëvizje të BDI-së e kanë cilësuar si të parealizueshme dhe karrem për vota.