4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Alon Ben-Meir uron Kosovën, e ka një kërkesë për Rusinë, Kinën dhe disa vende të BE’së

Rekomandime

Kosova dje festoi 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Edhe profesori amerikan, Alon Ben-Meir ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

- Advertisement -

Ben-Meir përgëzoj Kosovën për arritjen e këtij përvjetori historik pas tmerreve të vitit 1999. Ai kërkoi nga Rusia, Kina dhe shtetet e tjera të Evropës ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Rusia, Kina dhe vendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta ndjekin shumicën dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar që tashmë e ka zgjeruar njohjen e kësaj pavarësie të merituar të Kosovës”, shkroi Ben-Meir në Facebook.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Me rastin e pavarësisë së 13-të të Kosovës, unë dua të përgëzoj popullin e vendit për arritjen e këtij përvjetori historik, pas tmerreve të luftës në 1999.

Pavarësia e Kosovës nuk duhet të komprometohet kurrë. Rusia, Kina dhe vendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta ndjekin shumicën dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar që tashmë e ka zgjeruar njohjen e kësaj pavarësie të merituar të Kosovës.

- Advertisement -

Dua të përfitoj nga ky rast, për t’i uruar gjithashtu çdo kosovari ditë më të mira dhe më të ndritshme përpara. # Kosova13

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit