1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasada amerikane në Afganistan po i shkatërron dokumentet e ndjeshme para evakuimit

Rekomandime

Në kohën kur talibanët po i afrohen kryeqytetit Kabul, burimet i kanë thën televizionit amerikan, Fox News, se diplomatët amerikanë në ambasadën e ShBA-së në Afganistan po i shkatërrojnë dokumentet dhe pajisjet e ndjeshme.

Televizioni konfirmoi se zyrtarët janë duke shkatërruar dokumente dhe pajisje të ndjeshme në ambasadë. Raportohet se në mesin e objekteve për shkatërrim janë edhe kompjuterët dhe telefonat.

- Advertisement -

Një dokument që po qarkullon në mesin e punëtorëve të ambasadës i udhëzon ata për t’i shkatërruar dokumentet dhe kompjuterët, raportoi National Public Radio.

Vetëm një staf i vogël do të mbetet në Kabul, ndërsa punëtorëve pa përvojë diplomatike u është kërkuar që të largohen nga Afganistani deri në fund të muajit.

Të enjten, Presidenti Biden dha urdhër për dërgimin e 3.000 trupave që t’i ndihmojnë 600 të tjera në Afganistan për evakuimin e stafit të ambasadës nga frika se talibanët do të futen në Kabul brenda disa javësh.

- Advertisement -

Gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, raportoi të enjten se zyrtarët amerikanë kanë biseduar me talibanët për ta parandaluar sulmin ndaj ambasadës pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

E përditshmja amerikane tha se në këtë ambasadë punojnë rreth 4.000 persona, përfshirë 1.400 amerikanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit