Ambasada amerikane në Kosovë ka hapur konkurs për një vend të lirë pune.
Në njoftimin e Ambasadës bëhet thirrje që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendin e punës si Specialist Ligjor.
Siç thuhet në njoftim, puna për këtë pozitë është 40 orë në javë, teksa tregohen edhe kriteret e kërkuara.
Kurse, paga është rreth 29.105 euro në vit.
Procedurën dhe plotësimin e aplikimit mund ta bëni duke klikuar KËTU, ndërsa aplikacionet do të pranohen vetëm deri më 30 tetor 2020.