2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasada amerikane në mbështetje të ambasadorit gjerman i cili i reagoi Goran Rakiqit

Rekomandime

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kundër ministrit serb në Kosovë, Goran Rakiq.

Ambasadori gjerman i ka reaguar Rakiqit, kur ai krijoi analogji me rastin e aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe aksionit të fashistëve gjermanë kundër çifutëve në Gjermani.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.

“Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

- Advertisement -

Ambasada amerikane ka shpërndarë këtë postim të Rohdes në Twitter.

Ky reagim erdhi pasi Ministri i Qeverisë së Kosovës dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ishte nisur për në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.

- Advertisement -

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.

Rakiç aksionin policor të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

“Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë. Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa tha edhe se “Kjo për neve është çështje jetë a vdekje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit