Në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane thuhet se rreth 50 mijë tifozë priten të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit.
Ambasada amerikane në Beograd ka lëshuar një paralajmërim të jashtëzakonshëm në prag të ndeshjes mes Crvena Zvezdës dhe Young Boys, e cila zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Rajko Mitic”.
Në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane thuhet se rreth 50 mijë tifozë priten të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit.
Derisa, edhe forca të shumta policore priten të jenë brenda dhe përreth stadiumit, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, është paralajmëruar edhe për trafik në rrugët që dërgojnë drejt stadiumit para ndeshjes.
Paralajmërimi i plotë i Ambasadës së Amerikës:
“Të shmangen zonat rreth stadiumit, të ndiqen mediat lokale për informatat e fundit, shmangia e turmës së tifozëve, të jenë të vetëdijshëm për rrethanat”.
Ndryshe, ndeshja e parë në Bernë përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.