1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasada e Serbisë i reagon kryediplomates shqiptare që e përmendi njohjen reaciproke Kosovë-Serbi

Rekomandime

Ambasada e Serbisë në Shqipëri e ka falenderuar sot ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka për gatishmërinë e shprehur për t’i forcuar lidhjet mes dy vendeve, me mesazhin se “ndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve nuk ndihmon”.

Mesazhi në fund erdhi pasi kryediplomatja shqiptare e përmendi njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si çelës për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Faleminderit, zonja Ministre, që shprehët gatishmërinë për t’i forcuar lidhjet – ne besojmë në tejkalimin e së kaluarës përmes bashkëpunimit dhe respektit. Ne gjithashtu besojmë se ka gjithmonë hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit, për sa kohë që ai bazohet në respekt – ndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit nuk ndihmon”, thuhet në reagimin e ambasadës së Serbisë.

Xhaçka sot u takua me ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Sllobodan Vukçeviq dhe me këtë rast ka shkruar në Twitter se njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

“E mirëprita ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, Sllobodan Vukçeviq. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë përparim të dukshëm në lënien pas të kaluarës së vështirë. Ka ende punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe lidhjet dypalëshe. Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Serbisë, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e Xhaçkës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit