Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar disa pamje të ushtrimeve kundër situatave me koronavirus nga Garda e Iowa’s dhe FSK’ja.
Këto pamje janë publikuar sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku shihet puna e përbashkët e dy palëve.
“Partneriteti midis SHBA’së dhe FSK’së vazhdon të rritet pasi anëtarët, të cilët përfunduan trajnimin në Mars dhe presin fluturime përsëri në Kosovë, vazhdojnë të punojnë në automjetet e Sh.B.A-së dhe mbështesin përpjekjet e Gardës Kombëtare të Ioëa-s për të reaguar ndaj COVID-19.”, ka shkruar Ambasada përkrah videos.
Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA’së:
Partneriteti midis SHBA’së dhe FSK’së vazhdon të rritet pasi anëtarët, të cilët përfunduan trajnimin në Mars dhe presin fluturime përsëri në Kosovë, vazhdojnë të punojnë në automjetet e SHBA’së së dhe mbështesin përpjekjet e Gardës Kombëtare të Ioëa-s për të reaguar ndaj COVID-19.
Ndërsa FSK vazhdon tranzicionin e tyre dhe zhvillon Gardën e tyre Kombëtare, mbështetja për autoritetet civile dhe operacionet e ndihmës humanitare do të jenë thelbësore.
Shikojeni mekanikën nga Ioëa dhe FSK’ja, pasi ato zhvillojnë praktika të qëndrueshme ndërvepruese, besim në aftësitë e njëri-tjetrit dhe një miqësi të gjatë gjatë kësaj kohe sfiduese. #TogetherËeCan mposhtim COVID-19.